Është e vërtetë se mëlçia dhe veshkat tona e pastrojnë organizmin në mënyrë natyrale, mirëpo në botën e sotme, këto organe punojnë me një ngarkesë të jashtëzakonshme. Ekspozimi i përditshëm ndaj ushqimeve të përpunuara, sheqernave të tepërta, aditivëve, toksinave mjedisore dhe stresit, e vështirëson aftësinë e trupit për të ruajtur ritmin e tij jetik. Me kalimin e kohës, ky mbingarkim mund të çrregullojë ekuilibrin hormonal, të ngadalësojë metabolizmin dhe të shkaktojë ndjesinë e fryrjes, plogështisë dhe një vështirësi të pashpjegueshme në procesin e rënies nga pesha.
Një regjim detoksifikues përmes smoothies i ofron sistemit tretës pushimin e nevojshëm, ndërkohë që e mbush trupin me lëndë ushqyese nga ushqime të plota e natyrale. Duke shmangur përkohësisht produktet e përpunuara dhe duke u përqendruar te vlerat ushqyese, organizmi nis të eliminojë mbetjet e grumbulluara dhe të rigjejë balancën e humbur. Ky proces i jep rënies nga pesha një hov natyral — njësoj si të shtypnit butonin e "rifillimit" për shëndetin tuaj.
Eksperienca dëshmon se pas një periudhe 12 -14 ditore, receptorët tonë të shijes rigjenerohen, duke na rikthyer dëshirën autentike për ushqime të shëndetshme. Produktet e përpunuara dhe sheqernat artificiale priren t'i mpijnë shqisat tona, duke na bërë të varur për "energji të shpejtë". Megjithatë, sapo trupi çlirohet nga kjo varësi, ju do të ndiheni më energjikë, më të ngopur dhe mbi të gjitha, në kontroll të mirëqenies suaj. Kjo është arsyeja pse ky proces cilësohet shpesh si një "përtëritje e plotë" e organizmit.