A kam nevojë për Detox?
Bëje këtë quiz për të zbuluar nëse ke nevojë për një detox!
A ke dëshirë për ëmbëlsira ose karbohidrate të bardha si bukë, pasta apo patate?
A përfshin zakonisht dieta jote ushqime të përpunuara? Si vakte të gatshme në mikrovalë, drithëra të mëngjesit, produkte mishi si proshutë, djathë, ushqime në konservë?
Sa shpesh konsumon ushqim të shpejtë (fast food) ?
Sa shpesh konsumon fruta ose perime?
A konsumon pije “dietike” ose “pa sheqer” ose përdor ëmbëlsues artificialë të paktën dy herë në javë?
Sa ujë pi gjatë ditës?
Sa shpesh konsumon alkool?
Sa orë gjumë zakonisht bën gjatë natës?
A ke pirë ndonjëherë duhan, ose ke qenë i/e ekspozuar ndaj tymit nga të tjerët?
A ke përdorur ndonjëherë antibiotikë, antidepresivë, kontraceptivë, ose medikamente të tjera?
A ke mbushje dentare prej argjendi?
A jeton në një qytet të madh ose pranë një aeroporti kryesor?
A je mbipeshë ose ke shfaqje të celulitit?
A shton peshë lehtësisht ose e ke të vështirë të humbasësh peshë ,pavarësisht dietës dhe aktivitetit fizik?
A ke probleme me fryrje, tretje të vështirë ose gazra?
Sa shpesh ndihesh i/e lodhur gjatë ditës dhe e ke të vështirë të përqendrohesh?
Sa shpesh ndihesh i/e mërzitur, pa motivim, ose pa humor?
Sa shpesh ndihesh me ankth, i/e stresuar ose nervoz?
A ke problem me pagjumësinë ose nuk fle mirë gjatë natës?
A përjeton shpesh akne, irritime, skuqje të lëkurës ose yndyrë të shtuar?
A vëren se ke erë të keqe të gojës, shtresë të bardhë në gjuhë, ose shije të pakëndshme në gojë?
A ka urina jote një erë të fortë / të theksuar?
A ke rrathë të errët ose fryrje nën sy?
A do ta përshkruaje veten si veçanërisht të ndjeshëm ndaj tymit, kimikateve, parfumeve ose aromave të caktuara?
Sa shpesh vuan nga kapsllëku?
Sa shpesh ke dhimbje koke ?
A ke dhimbje në nyje ose në muskuj?
Nivel i ulët toksinash
Nuk rezulton të kesh shenja të grumbullimit të toksinave në organizëm. Vazhdoni të jetoni një stil jete të shëndetshëm dhe sa më natyral!
Nivel mesatar toksinash
Mund të përfitosh nga programi My Detox Diet.Duket se trupi yt mund të ketë një nivel të caktuar ngarkese toksinash.
Ndërsa simptomat nuk duken shumë të rënda aktualisht, pa ndërhyrje ato mund të ndikojnë ndjeshëm në energjinë, metabolizmin dhe procesin e humbjes së peshës në të ardhmen.
Nivel i lartë toksinash
Mund të përfitosh ndjeshëm nga programi My Detox Diet.
Rezultatet tregojnë se trupi yt ka grumbullim të lartë toksinash.
Pastrimi i tyre përmes një detox-i të balancuar do të ndihmojë në:
- Humbje më të lehtë të peshës
- Zvogëlim të dëshirës për ushqime jo të shëndetshme
- Rritje të niveleve të energjisë
- Përmirësim të përgjithshëm të shëndetit dhe mirëqenies